Gjykata Speciale: Dëgjohet dëshmia e 3 dëshmitarëve javën e ardhshme

Javën e ardhshme në gjyqin ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, do të dëshmojë tre dëshmitarë.

Lajmin për Albanian Post e kanë konfirmuar nga Gjykata Speciale, përmes një përgjigje me shkrim.

Nga Specialja kanë bërë të ditur se dëshmitari i parë dhe ai i treti ka të ngjarë që të dëshmojnë kryesisht në seancë private, ndërsa ai i dyti kryesisht në seancë publike.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 3 prill të vitit të kaluar në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, si të akuzuar për krime të pretenduara lufte.

Deri më tani në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar dhjetëra persona.

/albanianpost/

Read Previous

Presidenti kroat jep dorëheqje

Read Next

BISEDË – Mbipesha dhe fitnesi te fëmijët e moshës 5-15 vjeç