Gjokoviqi nuk do të sanksionohet për mesazhin nacionalist ndaj Kosovës

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, nuk do të sanksionohet për prononcimin e tij të fundit politik për Kosovën, me drejtuesit e “French Open” që thanë se një koment i tillë nga lojtarët është ‘i kuptueshëm’.

Sidoqoftë, Federata Franceze e Tenisit sugjeroi gjithashtu që atij t’i kujtoheshin rregullat e Grand Slamit, të cilat minimalisht i dekurajojnë lojtarët që të bëjnë deklarata për tema të diskutueshme që janë jashtë sportit.

Të hënën pas fitores së tij të parë në raundin e parë, Gjokoviq shkroi në kamerë “Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës”.

Mesazhi i tij erdhi pas tensioneve në rritje në veri të Kosovës.

Ndryshe, Komiteti Olimpik i Kosvoës ka dërguar ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me mesazhin politik të Gjokoviqit. /Klankosova.tv.

Read Previous

‘Operacioni fshesa’ te Chelsea, lista e zezë e Pochettinos me 15 lojtarë

Read Next

Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat aktuale në veri