• 1 July, 2022

Gjermania aktivizon alarmin për planin e emergjencës së gazit

Gjermania ka aktivizuar alarmin për planin e emergjencës së gazit. Vendimi, i rënë dakord në qeverinë e Olaf Scholz, u komunikua nga Ministria e Ekonomisë dhe Klimës e udhëhequr nga Robert Habeck.

“Për momentin furnizimi me gaz është i garantuar. Plani përfshin tre hapa: paralajmërim, alarm dhe emergjencë. Faza e tretë dhe më e lartë është niveli i “emergjencës”, i cili do të lejonte shtetin të organizonte racionimin.

Situata e gazit është gjithmonë në qendër të vëmendjes së kancelarive evropiane, pasi Rusia ka filluar të shkurtojë flukset dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi një ditë më parë Evropën që po përgatitet për një ndërprerje totale të gazit.

Vendim vjen pikërisht në ditën kur hapet samiti europian në Bruksel, i cili do të duhet të diskutojë edhe për tavanin e çmimit të gazit për të frenuar rritjen e shkaktuar nga kriza ukrainase./Alsat.mk/

Read Previous

Vdekja e Maradonës, stafi mjekësorë do të gjykohet për neglizhencë

Read Next

Renditja e FIFA-s, Kosova ngritet për një pozitë