Gjendet i vdekur një 22 vjeçar

Një 22 vjeçar pa shenja jete është gjetur paraditen e së hënës në banjë të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se deri më tani nuk dihen detajet dhe se hetuesia është duke u marrë me rastin.

Gashi: Në Banjë të Pejës 22 vjeçar është gjetur pa shenja jete

AUDIO

“Rreth orës 11:45 minuta stacioni policisë në Istog është njoftuar se dyshohet se në Banjë të Pejës një person është pa shenja jete. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes, ka konstatuar edhe mjekun i cili ka e ka konstatuar vdekjen. Personi i gjetur pa shenja jete është 22 vjeç i gjinisë mashkull. Deri më tani dihen këto sepse në vend të ngjarjes janë hetuesit”, tha Gashi./KosovaPress.

Read Previous

Testimet serologjike vazhdojnë të kryhen në QKMF

Read Next

​Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës