Gjenden bomba dore dhe predha të pashpërthyera në disa qytete në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Novobërdë, Ferizaj dhe Gjakovë, gjatë 24-orëve të fundit kanë gjetur dy bomba dore dhe tri predha të pashpërthyera, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë për këto raste kanë njoftuar qytetarët.

Raporti i policisë për këto raste:

Novobërdë 31.03.2021 – 21:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar bombë dore. Njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt.

Ferizaj 01.04.2021 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar bombë dore. Njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt.

Gjakovë 01.04.2021 – 19:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur disa mjete të dyshuar të pa shpërthyera. Njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin e mjeteve (3 predhave) në mënyrë të sigurt. /GazetaExpress/

Read Previous

Libanezi në Prishtinë ia grabit telefonin shtetasit të Marokut, arrestohet

Read Next

Juventus dënon tre yjet e ekipit, humbasin derbin e ditës së nesërme