Gjenden 75 mjete të pa shpërthyera në Zylfaj të Gjakovës

Dje në fshatin Zylfaj të komunës së Gjakovës janë hasur mjete të pashpërthyera nga banorë të kësaj zone të cilët menjëherë e kanë lajmruar rastin ne Polici. Me të marrë këtë informatë Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë tërheqjen e 75 mjeteve të dyshimta konkretisht minë E-3 në zonën malore të fshatit Zylfaj. Në biseden telefonike toger Petrit Loxha ka tëhën për televizionin Syri se është lokalizuar i gjithë terreni dhe se ekipet e deminimit të FSK-së kanë arritur që të bëjnë tërheqejen e këtyre mjeteve të pashpërthyera.

Toger Loxha tha se këto mjete dyshohet të jenë të luftës së fundit të Kosovës.

Tutje Loxha tha se njësitë kompetente kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim do të vazhdojnë të jenë  në krye të detyrës dhe sigurojnë gjithë zonën.

Read Previous

Pamje nga qyteti shpellor në Gjeorgji

Read Next

Tri ditë nga vrasja e trefishtë në Deçan, ende asnjë i dyshuar