Gjen çantën me 14 mijë euro, e dorëzon në polici

Një 26-vjeçar spanjoll ka dorëzuar në polici një çantë me 14 000 euro, që e kishte gjetur në qendër të Valladolid.

Sipas “El Norte de Castilla”, çantën e kishte humbur një grua e cila po shkonte një bankë për të depozituar paratë.

Interesant është fakti se diçka e ngjashme ka ndodhur në këtë qytet të Spanjës edhe një javë më parë, kur në polici u paraqit një burrë, i cili kishte gjetur një portofol me 500 euro.

Disa ditë më pas, në komisariat u dorëzua një tjetër portofol, kësaj radhe me 1700 euro brenda.

Në të gjitha rastet, policia ia ka kthyer paratë pronarëve përkatës.

/A2news/

Read Previous

Bad News Eagles zhvillojnë sot ndeshjen vendimtare

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë – FSSHK kërkon paga dhe kushte më të mira pune