Gjakovë: Nis rishikimi publik i projektit për Rindërtimin e Kadastrit

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, përmes kompanisë GEOCAD Group SH.P.K., kanë njoftuar qytetarët e disa zonave kadastrale të Komunës së Gjakovës për fillimin e Rishikimit Publik të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

Rishikimi publik do të përfshijë zonat Gjakovë Jashtë Qytet-Park, Gjakovë-Qyteti-Pjesa, Jahoc-Pjesa dhe Zidi Sadik Agës I dhe do të mbahet nga 2 tetor 2026 deri më 30 nëntor 2026.

Zyra e Rishikimit Publik është hapur në rrugën “Luan Haradinaj”, nr. 50, afër palestrës së sporteve, në rrugën e Tranzitit në Gjakovë. Qytetarët mund ta vizitojnë zyrën nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri në 16:00, për të marrë informacione lidhur me projektin dhe procesin e rishikimit.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 049 557 447.

Read Previous

Argjentina kërcënon me padi kundër Mbretërisë së Bashkuar për shkak të kërkimit të naftës në Ishujt Falkland

Read Next

Spanja njofton masa të reja për strehimin pas protestave lidhur me dëbimin e një 87-vjeçareje