Gjakovë – 20 vjet e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit D.P. për vrasje dhe mbajtje paautorizim të armëve

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të
pandehurit D.P., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore
në Gjakovë, akuzohet për dy vepra penale “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim
të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës
(KPRK).


Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së
shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej
njëzet (20) vjet e gjashtë (6) muaj.


“Sipas aktakuzës i pandehuri D.P., akuzohet se me “datën 24 prill 2020 rreth orës 19:00 në fshatin
Nec, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta tezakun e tij, tani të ndjerin D.Gj., si shkak
i një fjalosjeje të po asaj dite lidhur me kthimin e veturës së të pandehurit, me tu kthyer në shtëpi
viktima, menjëherë fillon fjalosja më të pandehurin, nenën dhe valluan e tij, i pandehuri i bërtet
duke i thënë që mos ti bërtet gjyshes dhe nënës, vërsulen në drejtim të njëri-tjetrit, fjalosja dhe
shtyrja mes tyre vazhdon ku i pandehuri merr një thikë vërsulet në drejtim të viktimës, e viktima
nxjerr armen, ndërhyn nëna e të pandehurit ja largon armën dhe me pas i fut dy djemtë e saj në
dhomë dhe i mbyll derën me çelës dhe thërret ne telefon A. – nënën e viktimës, pas bisedës telefonike
më nënën viktima shkon lartë merr rrobat i vendosë në veturë, kthehet prapë për të marr diçka dhe
gjatë daljes në korridor fillon prapë fjalosja me nënën e të pandehurit-K., e në këto momente i
pandehuri mbi orman merr një pushkë gjuetie, nga kutia e municionit merr fishekët dhe i vendos në
pushkë, del përmes dritares në oborr e ku vazhdon më të shpejtë duke i kaluar dy anë të shtëpisë
deri tek vendi ku ndodhej viktima dhe atë ne oborr tek këndi i shtëpisë kah pjesa ballore, e në një
distancë prej 2-3 metra shtënë një herë në drejtim të tij pikërisht në anën e djathtë te gjoksit, dhe si
pasojë e kësaj të shtëne viktima bie për tokë, në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe
konstatimi i vdekjes së tij”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga
dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Read Previous

Reshjet e shiut vërshojnë edhe QKUK-në

Read Next

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim evakuon disa familje, disa tjera largohen vullnetarisht