Gërvalla: Radojiçiçi t’i dorëzohet Kosovës tani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka kërkuar që përgjegjësi për organizimin e sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, Millan Radojiçiç, duhet t’i dorëzohet Kosovës, derisa ka shtuar se lirimi i Radojiçiçit në Serbi vetëm një ditë pas arrestimit, dëshmon që ky proces është absurd.

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiçit një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një sharadë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radojiçiç duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare të mërkurën në mbrëmje.

Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar të mërkurën se e ka liruar nga mbajtja ish-nënkryetarin e Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – dhe kryekrimeli serb në arrati, një ditë pas marrjes në pyetje. Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar më herët të martën se Radojiçiçi dyshohet se ka blerë “armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi shkatërruese” nga Tuzlla – qyteti i tretë më i madh në Bosnje-Hercegovinë – nga janari i vitit 2023 deri në ditën e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.https://s0.2mdn.net/sadbundle/8643820803215684836/index.html?ev=01_250Radojiçiçi i cili ka mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe autoriteteve të tjera në Beograd, kërkohet nga Qeveria e Kosovës për një numër veprash penale dhe është gjithashtu në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar. /Albanianpost.com

Read Previous

Mandl për samitin e Granadës: Mundësi e mirë për zgjidhje mes Kosovës e Serbisë

Read Next

​Çështja kundër Thaçit dhe të tjerëve: Pranohen edhe tre persona që pretendojnë se janë viktima