Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të forcojmë urat e bashkëpunimit

Fuqizimi i bashkëpunimit në nivel lokal mes 150 komunave që përfshinë Provinca e Kozencës, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe dhe komunave të Republikës së Kosovës në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me Presidenten e Provincës së Kozencës, Rosaria Succurro dhe kryetarët e rreth 20 komunave të kësaj province si dhe përfaqësues nga bota e biznesit dhe shoqëria civile.

Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar MPJ-ja, Gërvalla shprehu mirënjohje për miqësinë e fortë, kulturën dhe të kaluarën e përbashkët, duke shtuar se pas zyrtarizmit të protokollit të bashkëpunimit mes Komunës së Pejës dhe Provincës së Kozencës do të ketë edhe më shumë hapësirë për angazhim më të madh në zgjerimin e bashkëpunimit edhe me komunat e tjera të Kosovës dhe Kalabrisë.

“Ky vend është pikërisht ai që të bën të besosh edhe më shumë në lidhjen vëllazërore mes Italianëve dhe shqiptarëve në të gjithë Ballkanin. Këtu mund të shohësh sa të forta dhe të thella janë lidhjet tona kulturore dhe evropiane”, ka thënë Gërvalla.

Foto: MPJ

Kryediplomatja kosovare ka shprehur vendosmërinë e qeverisë për të shfrytëzuar të gjitha resurset dhe potencialet për të forcuar këtë bashkëpunim dhe për të forcuar edhe më tej urat e bashkëpunimit.

“Bashkëpunimi i Kosovës me Provincën e Kozencës e cila përfshinë 150 komuna, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe ka një rëndësi dhe domethënie të veçantë duke shërbyer si një urë ideale që do mund të ndihmojë edhe në lidhjen e komunave të rajonit të Kalabrisë dhe komunave të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Albanianpost.com

Read Previous

Sveçla takohet me Ballën, zotohen se do të bashkëpunojnë për siguri dhe stabilitet në të dyja vendet

Read Next

Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji