Gërvalla: Kërcënimeve të Serbisë me luftë ndaj rajonit, duhet t’i përgjigjemi së bashku

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të problemeve të pazgjidhura mes vendeve të rajonit.

Gërvalla ka falënderuar ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon për përpjekjet e saja të shumta për realizimin e interesave strategjike të Kosovës.

Ajo ka thënë se Sllovenia ka qenë përkrahëse për realizimin e interesave legjitim të Kosovës.

Gërvalla tutje ka thënë se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

“Pa paqen dhe stabilitetin e nevojshëm në rajonin tonë dhe pa një Evropë që nuk e përfshinë gjithë Evropën, sfidat do të mbesin të njëjta. Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”.

“Kërcënimet me luftë që i bënë Serbia rajonit tonë kërkojnë një përgjigje të unifikuara”, tha Gërvalla. /EO/

Read Previous

Disa nga ishujt më të bukur për t’u vizituar në Evropë

Read Next

Ibrahimi: E padrejtë që kryetarët ta kenë pagën sa të zëvendëskryeministrave, përgjegjësitë janë më të mëdha