Gara për vende shtesë në Ligën e Kampionëve, Italia kalon në vendin e dytë

Me fillimin dhe vazhdimin e Kupave të Evropës 2024-25, ka nisur sërish gara për dy vendet shtesë në kompeticionin më të mirë evropian për klube, Champions League. Një risi me të cilën tifozët filluan të mësoheshin sezonin e kaluar, kur Seria A dhe Bundesliga arritën të fitonin dy vendet shtesë.

Kjo formë e veçantë, kujtojmë, u prezantua me revolucionin e formatit të Champions League. Turneu, siç dihet tashmë, këtë sezon ka 36 skuadra pjesëmarrëse, me një grup të vetëm dhe tetë ndeshje (kundër po aq kundërshtarëve të ndryshëm) për çdo ekip.

Por si fitohen pikët? Dhe si llogariten ato? Çdo klub që merr pjesë në kupat evropiane mund të fitojë pikë në bazë të performancës. Ekipet që luajnë në Champions League mund të fitojnë më shumë pikë në përgjithësi se ato në Europa ose Conference League, me një maksimum prej 29.5, 23 dhe 20.5 pikësh respektivisht.

Pikët fitohen si duke barazuar ashtu edhe duke fituar ndeshjet e kompeticionit, por pikë bonus jepen edhe për shumicën e raundeve në fazën e eliminimit direkt.

Në fund të ditës së dytë të raundit të gjashtë të Champions League, Italia gjendet në vendin e dytë të renditjes, me një parakalim pozitiv ndaj Portugalisë.

Anglia, nga ana tjetër, ruan pozitën e parë dhe zgjeron diferencën me ndjekësit e saj, në atë që për momentin duket të jetë një garë me pesë drejtime (me Portugalinë, Gjermaninë dhe Spanjën). /Albanianpost.com

Renditja e përditësuar:

1.Anglia – 12,196 pikë (vend shtesë në Champions League)

2.Italia – 10,750 pikë (vend shtesë në Champions League)

3.Portugalia – 10.675 pikë

4.Spanja – 10607 pikë

5.Gjermani – 10125 pikë

6.Franca – 9500 pikë

7.Belgjika – 9000 pikë

8.Republika Çeke – 8300 pikë

9.Holanda – 7666 pikë

10.Polonia – 7500 pikë

Read Previous

Migracioni ilegal: Berlini dhe Londra luftë kontrabandistëve

Read Next

Sllovakia me ligj për t’i ndaluar mjekët që të protestojnë kundër pagave të ulëta