Fshatra me pak banorë e shumë bukuri natyrore

Këtë herë u arratisëm nga zhurma e qytetit për të shkuar në fshatra shumë të bukur e të qetë siq janë Doli e Pjetërshani të cilët ndodhen vetëm pak kilometra larg qytetit të Gjakovës.

Me të hyrë në këto fshatëra ju mund të shihni pamje mahnitëse, ndërsa malet rreth tyre u shtojnë hijeshinë dhe i bëjnë ato të jenë destinacion i mirëfilltë turistik.

Ngjyrat e bukura të verës, cicërimat e zogjëve, uji i pastër e qetësia që të ofrojnë këto vende janë një mrekulli në vete.

Në Dol, Pjetërshan dhe Kusar janë 1 mijë e 500 banorë.

Konsiderohen si ndër fshatërat më të bukur, për shkak të pozitës së mirë gjeografike, bukurisë natyrore, ajrit të pastër dhe qetësisë shpirtërore që të ofrojnë.

Mirëpo e gjithë kjo natyrë e bukur të shtyn që në mundësinë e parë që të ofrohet t’i vizitosh këto vende.

Këtu banorët janë shumë mikpritës. Ata kryesisht merren me bujqësi e bletari.

Mëhill Rrasi është njëri ndër banorët i cili ka 30 vjet që merret me bletari dhe ka më shumë se 50 koshere bletësh. Ai është i përkushtuar maksimalisht për bletët dhe çdo ditë për të fillon me kujdesin ndaj tyre.

Kemi dëgjuar shumë shpesh për mjaltin e bagremit. Edhe në këtë anë bletët ushqehen me lulen e bagremit dhe nga to nxirret edhe ky lloj i mjaltit.

Çdo lagje e këtij fshati karakterizohet me shtëpi të bukura dhe infrastrukturë të mirë rrugore.

Ajo që të bjen në sy teksa kalon përskaj shkollës “Anton Çetta” janë edhe këta nxënës të cilët kohën e lirë e kalojnë duke u argëtuar me lojëra sportive. Në këtë institucion arsimor vijojnë mësimin 170 nxënës.

Çdoherë e më shumë kjo anë shquhet edhe për nga pastërtia që mbahet nga vetë banorët por rëndësinë për ruajtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit e mësojnë edhe në bankat shkollore.

Ky mjedis i pastër është falë angazhimit të banorëve të cilët e mirëmbajnë atë vazhdimisht.

Andaj me plot kuptimin e fjalës mund të thuhet se kjo zonë është vendi I ambientalistëve.

Të rrethuar me male e kodrina në të katër anët… Pamja shumëngjyrëshe e natyrës është thjeshtë mahnitëse.

Këto fshatra me motivet që kanë ofrojnë mundësi të mira për turizëm veror dhe dimëror.

Nëse vërtet dëshironi një vend të qetë, me peizazh të bukur për relaks, atëherë patjetër duhet ti vizitoni.

Çdo stinë e nxjerrë në pah bukurinë natyrore të kësaj ane …….me të vërtetë mbresëlënëse.

Read Previous

Arriti furnizimi me insulina në QKMF për muajin shtator

Read Next

Rihapet shkolla ‘Skënderbeu’ në Horën e Arbëreshëve