Arriti furnizimi me insulina në QKMF për muajin shtator

Sot ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Gjakovë, në sasi të plotë të tri llojeve, Novomix, Novorapid dhe Levemir. Pas dy muajsh mungesë të këtij ilaçi të rendësishëm për diabetikët, qytetarët e komunës sonë i morën dozat e nevojshme.

“Sasia e insulinave do të jetë për tërë muajin Shtator”, –  kështu tha shefi i barnatores qendrore të QKMF-së Shkumbin  Dushi.

Qytetarët me probleme diabetike thonë se kanë hasur në vështirësi për furnizim në dy muajt e fundit dhe se janë detyruar të gjejnë zgjidhje vet duke i blerë ato.

Furnizimi me insulina do të zgjasë deri në fund të sasisë dhe të gjithë qytetarët do të kenë mundësi t’i marrin ato në QKMF.

Read Previous

Osmani i kërkon presidentit të Kostarikës të lobojë për njohjen e Kosovës

Read Next

Fshatra me pak banorë e shumë bukuri natyrore