Formula 1 nuk e zëvendëson garën e Rusisë, kalendari i 2022 mbetet me 22 gara

Vetëm 22 gara do të zhvillohen në sezonin e vitit 2022 në Formula 1.

Formula 1 ka zgjedhur që të mos e zëvendësojë Grand Prixin e anuluar të Rusisë, për datën 25 shtator, duke lënë kështu kalendarin e vitit 2022 me vetëm 22 gara.

Agresioni rus në Ukrainë u përcoll me shumë sanksione, mes të cilave ishte edhe anulimi i garës së Formula 1.

Vendimi për të mos zëvendësuar garën e Rusisë do të lë dy vikende të lira mes fundit të sezonit në Evropë në Monza më 11 shtator dhe startit të garave në Singapor më 2 tetor.

F1 kishte shikuar për alternativat që mund ta zëvendësonin eventin e Sochi për ta mbajtur kalendarin në 23 gara, por një opsion nuk u gjet.

Një nga opsionet ishte Katari që organizoi një garë vitin e kaluar në Doha dhe do të kthehet në orar në vitin 2023, por jo edhe këtë vit.

Kështu, Formula 1 këtë sezon do të përcaktohet me 22 gara. /Lajmi.net/

Read Previous

Zyrtari i Pentagonit flet rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, për herë të parë në 50 vjet

Read Next

PSG tenton gjithçka për të mbajtur Mbappe, oferta e fundit është e padëgjuar ndonjëherë