Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Shqipëria është gati. Kuqezinjtë prej ditës së djeshme kanë zbarkuar në Tel Aviv dhe sonte në orën 20:45 do të përballen me Izraelin në duelin e Nations League. Trajneri Edy Reja është dashur të përballet me mungesa, por e ka skicuar pak a shumë formacionin.
Gjithsesi ka ende dilema për disa pozicione në fushën e blertë. Gjithçka nis nga porta, ku duhet parë nëse do të luajë Thomas Strakosha apo Etrit Berisha. Ky i fundit, kapiten i skuadrës, nuk ishte dje në konferencën për mediat, çka lë të hapur çështjen e katërkëndëshit.
Në prapavijë Reja nuk ka dyshime, pasi edhe alternativat janë të paktë. Balliu e Hysaj priten titullarë nga krahët, kurse në qendër Ismajli do të ketë partner Veselin. Sikurse shihet, nuk do të kemi një rreshtim me tre në prapavijë pasi mungojnë Kumbulla, Gjimshiti e Dermaku.
Në mesfushë tekniku italian duhet të vendosë nëse do të luajë Qazim Laçi ose Kristjan Asllani, pasi dy pozicionet e tjera janë “prenotuar” nga Amir Abrashi dhe Klaus Gjasula. Para tyre pritet të aktivizohet Nedim Bajrami, i cili duhet të bëjë fantazistin në duelin me Izraelin.
Në sulm Armando Broja konsiderohet i padiskutueshëm në duelin e mbrëmjes së sotme. Myrto Uzuni ka qenë shqetësimi i kuqezinjve këto ditë. Edhe dje beratasi nuk u stërvit rregullisht dhe për të do vendosë stafi mjekësor. Nëse është gati, sulmuesi i Granada do të aktivizohet dhe Cikalleshi do ta nisë nga stoli.
Shqipëria, formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Berisha (Strakosha) – Balliu, Ismajli, Veseli, Hysaj – Laçi (Asllani), Gjasula, Abrashi – Bajrami – Broja, Cikalleshi (Uzuni)
/abcnews.al