Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikojnë rritje të çmimit të grurit për shkak të luftës në Ukrainë.
Largimi i Rusisë nga marrëveshja për transportin e Grurit Ukrainës, pritet të ketë ndikim direkt në çmimin e drithërave.
Shefi ekonomik i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Pierre-Olivi Guerencha, parashikon shtrenjtim të produkteve, në rast se shumica e vendeve nuk marrin masa alternative dhe nuk hapin rrugën detare për grurin e Ukrainës.- Advertisement
Përfaqësuesi i FMN thotë se Ukraina prodhon një sasi të konsiderueshme gruri dhe furnizon tregjet kryesore të botës.
“Pezullimi i marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina do të ndikojë në rritjen e çmimeve. Jemi ende duke bërë parashikime sesa do të rriten çmimet, por ne mendojmë se çmimi i drithërave do të rritet me 10 deri në 15 përqind në shkallë globale”, tha Pierre-Olivi Guerencha
Situata me çmimet e ushqimeve pritet të përkeqësohet pas vendimit të një tjetër shteti eksportues. India ka deklaruar se do të shkurtojë me 40 përqind furnizimet me oriz. Një vendim i tillë ka efekte të menjëhershme në tregun Amerikan dhe atë Aziatik. India furnizon me oriz 40 % të tregut global.