Firefox ua pamundëson ueb-faqeve përcjelljen e aktiviteteve të përdoruesve

Të gjithë përdoruesit e Firefox (makinë kërkuese-shfletuese) në desktop, nga tani do të jenë të mbrojtur përmes funksionit Total Cookie Protection.

Këtë funksion Mozilla e quan “mbrojtjen më të madhe të privatësisë që e kanë realizuar deri më tani”, kur bëhet fjalë për atë se çfarë kanë shfletuar përdoruesit – pasi kufizon “cookies” në ueb-faqet që janë shfletuar, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se të gjitha “cookies” do të mbahen të izoluar, duke parandaluar kompanitë që përcjellin ato dhe hulumtojnë aktivitetet e përdoruesit pa lejen e tij.

Pa këtë funksion, ueb-faqet marrin më shumë informacione për përdoruesin. Mozilla e bëri publik këtë funksion në vitin 2021, që nënkuptonte se aktivizohet vetëm kur përdoruesi kyçet në “private mode” të Firefox.

E tani të gjithë përdoruesit e Firefox në desktop, mund të shijojnë këtë “avantazh” që nuk ka nevojë për ndonjë funksion shtesë për ta kyçur.

Në fillim të vitit, Mozilla implementoi Total Cookie Protection në Firefox Focus për pajisjet Android, me qëllim që të parandalohet përcjellja e pajisjeve mobile. /Telegrafi/

Read Previous

Familja Fetahu në varfëri të skajshme, kërkon ndihmë nga vullnetmirët

Read Next

Farmacia dikur dhe sot, flet farmacisti Nazmi Bejtullahu