Filmi “Zgjoi” po shfaqet në Gjakovë

“Zgjoi”, një film me regji të Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: filmi më i mirë, regjisorja më e mirë si dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit. Poashtu “Zgjoi” do të jetë kandidat për Oscars 2022.

Pas tri dekadash mungesë kinemaje në qytetin e kulturës, Gjakovës, KINO “Hyrije Hana” erdhi në momentin e duhur e ideuar për të sjellë më pranë jush pikërisht filmat më të shikuar të momentit. Filmin “Zgjoi” KINO “Hyrije Hana” e risjellë në këto orare me çmim promocional 2€: E martë – 18:00, e mërkurë – 21:00, e premte – 18:00, e shtune – 15:00, e diel – 18:00.

Read Previous

130 mjekë kanë ikur nga Kosova gjatë këtij viti

Read Next

Nga nesër fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës antiCOVID në Kosovë