Filmi nga Kosova, pjesë e Festivalit të Filmit të Venedikut

Sukseset e Kinematografisë së Kosovës po shtohen çdo herë e më shumë.

Një sukses të madh së fundmi e ka shënuar edhe regjisorja dhe aktorja 22-vjeçare nga Kosova, Luana Bajrami me filmin “Bota Jonë”.

Filmi i Bajramit është përzgjedhur në mesin e atyre ndërkombëtar për të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut, në kategorinë “Orizzonti”.

Foto: Facebook

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës dhe Francës me financim nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Aide au Cinema du Monde.

Theksojmë që Bajrami me filmin e saj debutues “Luaneshat e Kodrës”, kishte garuar edhe në Festivalin e Kanës në vitin 2021.

Më poshtë njoftimi i plotë për filmin “Bota Jonë”:

Read Previous

Bashkatdhetarët, gjithmonë të mirseardhur në vendlindje

Read Next

Guardiola flet për të ardhmen e Kyle Walker