FIFA pezullon kombëtaren afrikane pas ndërhyrjes së Qeverisë në zgjedhjet e Federatës

FIFA e pezulloi Federatën e Futbollit të Sri Lankës, pasi në zgjedhjet e fundit të Komitetit Ekzekutiv është vërejtur një ndërhyrje nga ana e Qeverisë së këtij vendi.

Organet e shtëpisë së futbollit botëror bënë të ditur se vendimi për pezullim hyrinë fuqi menjëherë, tëksa në zgjedhjet e 14 janarit të këtij viti u vërejt ndërhyrja e qeverisë që shkon kundër statusit të FIFA-s.

Ndërkohë, FIFA bëri të ditur se ky vendim do të hiqet në rast se plotësohen disa kritere nga shteti afrikan, por kriteri kryesor është që zgjedhjet të cilësohen menjëherë të pavlefshme dhe të përsëriten.

Zgjedhjet e reja duhet që me patjetër të realizohen sipas statusit të Federatës së Futbollit të Sri Lankës me votën që duhet të jetë e fshehtë ndërsa mandati duhet të jetë i vlefshëm për një periudhë katërvjeçare. /Albanianpost.com

Read Previous

Raporti i Policisë së Kosovës: 59 aksidente për 24 orë

Read Next

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur