Festat e Fundvitit, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve në Portin e Durrësit

Porti i Durrësit, si një nga pikat kufitare me fluksin më të lartë të udhëtarëve në rrugë detare në vend, ka nisur aplikimin e masave të dedikuara për festat e fundvitit.

Nga sot tragetet e linjave që lidhin Portin e Durrësit me Barin dhe Ankonën do të bëjnë lundrime të dyfishuara (dopio corse) vajtje-ardhje brenda ditës.

Nga ana e autoriteteve detare, kompanive të lundrimeve, agjencive doganore dhe Sigurisë Portuale do të aplikohen masa shtesë për pritjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë e të huaj që do të hyjnë në vendin tonë në rrugë detare.Në funksion të përpunimit të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre do të jenë 30 sportele.Autoriteti Portual Durrës në bashkëpunim me të gjithë operatorët portualë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për krijimin e lehtësive dhe shmangien e vonesave për çdo udhëtar që lundron nëpërmjet portit të Durrësit, duke dyfishuar kapacitetet përpunuese dhe duke rritur vigjilencën e sigurisë dhe cilësinë e shërbimeve për ta.Përgjatë periudhës janar-nëntor 2024 në Portin e Durrësit janë përpunuar 716 214 pasagjerë, 378 890 prej të cilëve në hyrje dhe 337 324 pasagjerë në dalje. /ATSH/

Read Previous

Gonzato: SPAK sinonim i suksesit

Read Next

Kasanof: SPAK goditi të paprekshmit