Evropa përgatitet për ndërprerjet e rrjetit celular

Dikur e paimagjinueshme, por telefonat celularë mund të mos funksionojnë në Evropë këtë dimër.

Kjo, nëse ndërprerjet e energjisë ose racionimi i energjisë shkatërron pjesë të rrjeteve celulare në të gjithë rajonin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Vendimi i Rusisë për të ndalur furnizimin me gaz përmes rrugës kryesore të furnizimit të Evropës pas konfliktit në Ukrainë ka rritur shanset për mungesë të energjisë.

Në Francë, situata është përkeqësuar nga mbyllja e disa centraleve bërthamore për mirëmbajtje.

Zyrtarët e industrisë së telekomunikacionit thonë se kanë frikë se një dimër i ashpër do të vërë në provë infrastrukturën e telekomunikacionit të Evropës.

Kjo, duke i detyruar kompanitë dhe qeveritë të përpiqen të zbusin impaktin.

Aktualisht nuk ka mjaft sisteme rezervë në shumë vende evropiane për të përballuar ndërprerjet e gjera të energjisë, thanë katër drejtues të telekomit, duke rritur mundësinë e ndërprerjeve të telefonisë celulare.

Vendet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Francën, Suedinë dhe Gjermaninë, po përpiqen të sigurojnë që komunikimet të vazhdojnë edhe nëse ndërprerjet e energjisë përfundojnë duke rraskapitur bateritë rezervë të instaluara në mijëra antena celulare të përhapura në të gjithë territorin e tyre.

Evropa ka gati gjysmë milioni kulla telekomi dhe shumica e tyre kanë bateri rezervë që zgjasin rreth 30 minuta për të drejtuar antenat celulare. /Albanianpost.com

Read Previous

Finlanda u mbyll kufijtë rusëve

Read Next

​Çeku: Ligji antidoping mundëson drejtësi dhe shanse të barabarta për garuesit në sport