EURO 2024/ Caktohen finalet e ‘Play-Off’, ja datat e ndeshjeve

EURO 2024 pret të mësojë këtë të martë emrat e tre skuadrave të fundit të cilat do të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet në verën e këtij viti në Gjermani.

Gjysmëfinalet kanë zbuluar emrat e 6 ekipeve që kanë mbetur në garë dhe të martën do të mësohen ata të cilat do të plotësojnë listën me 24 emra të EURO 2024.

Sipas shortit të paracaktuar të “Play-Off”, tashmë dihet se cilat janë çiftet e finaleve dhe cilat skuadra do të jenë pritëse.
Në Rrugëtimin A, Uellsi pret Poloninë në Kardif, në një ndeshje ku pritet të ketë një atmosferë të zjarrtë e një luftë shumë të ndezur për shkak të ambicieve që kanë dy ekipet.

Pakkush mendonte një ringjallje të Islandës, por nordikët ia dolën të kalojnë Izraelin e tashmë kanë përpara Ukrainën në finalen për një vend në Europian.

Ndeshja e Rrugëtimit B do të zhvillohet në fushë asnjanëse në Vroclavë të Polonisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, në Rrugëtimin C, Gjeorgjia do të ketë në dispozicion faktorin fushë për të tentuar që të shkojë për herë të parë në Europian, pasi sfida ndaj Greqisë luhet në Tbilisi./ h.ll/abcnews.al

Ndeshjet

26.03.02024

RRUGËTIMI A

Uells-Poloni ora 20:45 në Kardif

RRUGËTIMI B

Ukrainë-Islandë ora 20:45 në Vroclavë

RRUGËTIMI C

Gjeorgji-Greqi ora 18:00 në Tbilisi

Read Previous

Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Zubin Potok

Read Next

Bayern Munich i vendos një çmim të lartë Kimmichit