Esobar: Njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar

I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se qëllimi përfundimtar i dialogut Kosovë – Serbi, është njohja reciproke.

“Politika jonë ka qenë shumë e qartë. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, e rëndësishme. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, duhet të reduktojnë barrierat në tregti, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin përpara drejt integrimit evropian”, tha Escobar.

Ai tha se punon shumë ngushtë me Mirosllav Lajçakun, por se nuk merr pjesë në bisedime.

Escobar tha se plani franko-gjerman është një udhërrëfyes i mrekullueshëm dhe se shpreson që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij.

“Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman të cilin ne e mbështesim – unë isha atje, kur ata e dorëzuan atë – ishte një hap i rëndësishëm në normalizimin. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm, shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por ndërkohë, ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, deklaroi i dërguari i SHBA-së.

/KlanKosova/

Read Previous

Ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll zhvillohen më 16 shkurt

Read Next

Qytetarët vazhdojnë të përballen me vonesa për t’u pajisur me pasaporta dhe letërnjoftime