Erdogan: Turqia rrit me 49% pagën minimale mujore

Turqia mori vendimin për të rritur pagën minimale mujore në mbi 520 euro (17.002 lira turke) për vitin 2024.

Lajmin e bëri të ditur të mërkurën Presidenti Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Erdogan, paga u rrit me 49% nga 349.30 euro (11.402 lira turke).

“Me shumën e re, ne jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit,” tha ministri turk i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Isikhan në një takim për shtyp në kryeqytetin Ankara./Sinjali/

Read Previous

Mehaj: Anëtarësimi në NATO do ta përmbyllte përgjithmonë problemin me Serbinë

Read Next

Kurti takoi gjeneratën e dytë të Diplomacisë Qytetare: Bashkatdhetarët, pjesë vitale e kombit shqiptar