Emërohet zëvendësministri i 19-të nga Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot një zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë.

Në këtë pozitë është caktuar Kreshnik Ahmeti.

Ahmeti tani është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministrja Donika Gërvalla, si dhe duhet ta zëvendësojë atë kur ajo mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e saj.

Kreshnik Ahmeti ka ushtruar funksionin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të kësaj ministrie, Glauk Konjufcës, në Qeverinë Kurti 1.

Ky është zëvendësministri i 19-të që është emëruar deri tani në qeverinë e re të udhëhequr nga Kurti.

Read Previous

Kryeministri Kurti emëron zëvendësministrin e 19’të

Read Next

Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, në krye me Hykmete Bajramin