Edi Rama: Nga janari, mbi 140 mjekë specialistë iu shtuan Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet e Shqipërisë.

Sipas tij, këta janë studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, transmeton Klan Kosova.

“Prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug”.

/KlanKosova/

Read Previous

Kurti diskutoi për anëtarësimin e Kosovës në BE me deputetë të Parlamentit Evropian

Read Next

Itali: 19-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku