Edhe një kongresist kundër Blinkenit me deklaratën për Kosovën: Kundërvihuni Serbisë

Iowa Republican U.S. Congressional candidate Zach Nunn speaks to supporters during a Republican Party of Iowa election night rally, Tuesday, Nov. 8, 2022, in Des Moines, Iowa. (AP Photo/Charlie Neibergall)

Kongresisti amerikan, Zach Nunn, ka dalur kundër deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Bliken, që e pati të premten për situatën në veri të vendit.

Blinken, në reagimin e tij publik pas veprimeve në veri, tha se dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës që sipas tij, “po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”.

Ndërkaq, Nunn tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të jenë kundër Kosovës, dhe se Blinken “duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak në Serbi.

“ShBA, qëndroni me Kosovën, një demokraci e re dhe një aleate e palëkundur e ShBA-ve, një shtet që i pranoi dhe i mirëpriti të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka thënë Nunn në Twitter.

/KlanKosova/

Read Previous

Zhvillimet në veri, Kurti takon Von Cramon: Është e rëndësishme të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët

Read Next

Kosova së shpejti anëtarësohet në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur