Duncan pas aktgjykimit të Hagës: Pakënaqësia popullore po rritet, pasojat po bëhen gjithnjë e më serioze

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka reaguar pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se pakënaqësia në Kosovë ka nxitur protesta të njëpasnjëshme në Prishtinë dhe ka rikthyer thirrjet për bashkimin e shqiptarëve.

Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të ekipit të mbrojtjes, ka paralajmëruar se pasojat e aktgjykimit dënues po bëhen gjithnjë e më serioze.

Përmes një postimi në platformën X, ai ka thënë se protestat në Prishtinë kanë zgjatur për gjashtë ditë, ndërsa ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.

“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan në X.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Endrit Thaçi paralajmëron pjesëmarrjen në protestën e sontme në Prishtinë

Read Next

BE propozon lirimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë, Von der Leyen: Janë marrë hapa për të forcuar sundimin e ligjit