Dua Lipa për filmin ‘Zgjoi’: Jam shumë krenare, mezi pres ta fitojë një Oscar

Dua Lipa ka qenë e pranishme mbrëmë në premierën e filmit “Zgjoi” të Blerta Bashollit në Amerikë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka postuar fotografi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, protagonisten kryesore të filmit, Yllka Gashin dhe Blerta Bashollin, duke thënë se mezi pret ta shoh që ky film të rrëmbejë një Oscar.

“Mbrëmë në premierën e “Zgjoi” – një film i bukur i cili tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre. Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim. ‘Zgjoi’ përfshiu bordin e Sundance dhe mezi pres që ta shoh atë të marrë një Oscar!!! Duhet parë”, ka shkruar Lipa për miliona ndjekësit e saj në Instagram.

Read Previous

Shqiptarët në New Yorku kërkojnë që Qeveria e Kosovës të jetë më e pranishme në diasporë

Read Next

Të gjitha vendimet që u morën sot nga Qeveria