Dua Lipa edhe me një tjetër rekord në Librin Guinness

“Dua të ndryshoj lojën” ia thotë këngës Dua Lipa në hitin e saj të vitit 2020 “Future Nostalgia”.

Këto tekste u bënë të vërteta pasi këngëtarja dhe modelja ka thyer edhe një tjetër rekord në Librin Guinness, atë për një numër të madh të biletave të shitura për një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga një artiste solo (vitin aktual) me një total prej 284,000 biletash të shitura.

Biletat ishin për koncertin e saj të transmetuar të quajtur ‘Studio 2054’.

Ky koncert ishte transmetuar drejtpërdrejt nga klubi i natës ‘Printworks’ në Rotherhithe, Londër.

‘Studio 2054’ u zhvillua më 27 nëntor të vitit 2020.

Për shkak të masave antiCovid, ‘Studio 2054’ u transmetua online në gjithë botën, duke rezultuar në një ngjarje të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Në këtë mënyrë, përkrahësit e Duas patën mundësinë që të dëgjojnë albumin e këngëtarës së tyre të preferuar gjersa qëndrojnë në shtëpi.

Pavarësisht numrit rekord prej 284,000 biletash të shitura, është raportuar se koncerti mblodhi mbi pesë milionë shikues./KultPlus.com

Read Previous

‘Ringjallja e Krishtit’, ndër punimet më të mira të ikonografit dardhar Grigor Zdruli

Read Next

Europa drejt vaksinimit të detyrueshëm, ja çfarë po ndodh në shtete tjera