Drejtori i CIA-s paralajmëron për synimet e Kinës brenda 4 viteve

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të jetë gati për pushtimin e Tajvanit deri në vitin 2027. Paralajmërimi ka ardhur nga shefi i CIA-s, William Burns.

Të enjten, Burns tha se ambiciet e Kinës ndaj Tajvanit nuk duhen nënvlerësuar, në një kohë që bota i ka sytë nga konflikti në Ukrainë.

“Kjo nuk do të thotë se pushtimi do të nisë në vitin 2027, por është kujtesë për seriozitetin me të cilën e ka marrë këtë çështje Kina”, u shpreh Burns.

“Qëndrimi ynë, si CIA, është që nuk duhet nënvlerësuar ambicia e Presidentit Xi në lidhje me Tajvanin. Aktualisht, ai po nxjerr mësime nga performanca e dobët e ushtrisë ruse dhe sistemeve të saj në Ukrainë”, shtoi kreu i CIA-s. /A2CNN

Read Previous

BE-ja thotë se dhjetë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për tërmetin në Turqi

Read Next

Publikohen shkeljet që i ka bërë Manchester City brenda dhe jashtë Ligës Premier