Dr.Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Telegrafi mëson se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.

Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.

Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë në këtë pozitë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi./Telegrafi/

Read Previous

Janë duke vazhduar trajnimet për ngritjen e mirëqenies së nxënësve në arsim

Read Next

Suedia gjen dëshmi për shpërthime në tubacionet ruse në Baltik