Dita e dytë e sulmit rus ndaj Ukrainës, çfarë ka ndodhur deri më tani

Dita e dytë e sulmit rus ndaj Ukrainës ka nisur me sulme raketore në Kiev. Sulmet i ka konfirmuar edhe Ukraina, derisa pamjet janë publikuar gjithandej, raporton Sinjali.

Më poshtë gjeni një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të orëve të para të ditës së dytë të sulmit rus:

-Dy shpërthime u dëgjuan në Kiev në orët e para të së premtes, më 25 shkurt.

– Sulmet shënuan avancimin e sulmit rus në kryeqytetin e Ukrainës. Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Kievi ka pësuar nga sulme “të tmerrshme” të Rusisë.

-Ukraina thotë se të paktën 137 civilë dhe ushtarë u vranë dje – ditën e parë të pushtimit

-Midis tyre ishin 13 roje ukrainase që vdiqën duke mbrojtur një territor të vogël.

-Një betejë ndodhi në zonën bërthamore të Çernobilit në veri, e cila ra në duart e forcave ruse. SHBA thotë se ushtarët ukrainas po mbahen peng atje.

-BE, Australia dhe Japonia zbuluan sanksione të reja të premten që synojnë bankat, kompanitë dhe oligarkët rusë. Vendet perëndimore kanë premtuar gjithashtu ndihmë dhe furnizime ushtarake për forcat ukrainase

-Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai e telefonoi Vladimir Putinin duke i kërkuar që t’i jepte fund sulmit.

-Zelensky vuri në pikëpyetje fuqinë e sanksioneve perëndimore në fjalimin e tij këtë mëngjes duke thënë, “si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

2,996 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Read Next

Kryeministri Kurti merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian