Dita e Çlirimit, nxënësit sot në pushim

Të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar sot do të jenë në pushim për nder të Ditës së Çlirimit.

Dje, më 12 qershor, ishte përvjetori i 23-të i çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb.

Më 12 qershor 1999, trupat e para të misionit të NATO-s, KFOR, u futën në territorin e Kosovës duke i dhënë kështu fund një lufte gati dyvjeçare.

Paraprakisht kishin nisur bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe që zgjatën 78 ditë.

Pas sulmeve ajrore bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe trupat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Kujtojmë se disa nxënës do ta kenë pushim edhe nesër, në shkollat ku do të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta.

/Telegrafi/

Read Previous

​Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Read Next

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, inflacioni në muajin maj arrin në 12.5 për qind