Distria Krasniqi më e motivuar se kurrë për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Së fundmi, xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka triumfuar në Grand Slam të Parisit, duke fituar medaljen e artë.

Në një paraqitje televizive në “Sports Show”, ajo ka treguar se është më e motivuar se asnjëherë më parë që të fitojë medaljen e artë edhe në “Lojërat Olimpike”.

“Po ndjehem shumë e lumtur dhe e motivuar. Grand Slami i Parisit është më ndryshe së të tjerat sepse konkurrenca është shumë fortë, është si një olimpiadë. Jam shumë e lumtur sa herë që marr medalje në këtë garë, e lere më të artën. Fitorja në këtë garë më ka bërë të besoj në shumë në veten në kategorinë e re”.

Më tej ajo ka shtuar se në gara shkon gjithmonë për t’u kthyer me medalje dhe se secila është sukses për të.

“Jam e sigurt se gjithçka do të shkojë në rregull. Shpresoj që nuk do të kem lëndime sepse jam shumë e përgatitur për garën olimpike. Jam shumë e motivuar në Paris dhe shpresoj se kështu do të ndodhë edhe në Lojërat Olimpike”, përfundon ajo.

Krasniqi vitin e kaluar fitoi medaljen e argjendtë në Paris, ndërkaq këtë vit shënoi sukses më të madh duke fituar medaljen e artë. /KultPlus.com

Read Previous

“Image of Kosovo” në bashkëpunim me Ibrahim Bekirin lanson logon e 15-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Read Next

Caktohen dy seanca të Kuvendit për këtë javë, diskutohet për ndarjet buxhetore