Caktohen dy seanca të Kuvendit për këtë javë, diskutohet për ndarjet buxhetore

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kryesia e Kuvendit u dakordua që këtë javë të mbahen dy seanca.

Ajo ka thënë se një seancë do të mbahet të mërkurën, si vazhdim i seancës, ndërkaq një seancë e rregullt do të mbahet të enjten.

Sipas saj në seancën e së enjtes, përveç tjerash do të trajtohet pika për ndarjet buxhetore.

Ajo ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit 7.8 shkallësh.

Ajo se do të përcjellë një kërkesë Qeverisë për ndihmë ndaj familjeve dhe zonave të prekura në Turqi. /EO

Read Previous

Distria Krasniqi më e motivuar se kurrë për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Read Next

10 persona humbin jetën gjatë fundjavës nga ortekët në Zvicër dhe Austri