Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kalojnë me sukses përballjet e para në Paris

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e para në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.

Kampionia olimpike në raundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e dytë, e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me bullgaren Ivelina Ilieva.

Kujtojmë se sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. 

/GazetaSinjali/

Read Previous

Platforma “Superpuna”, Kurti tregon për zgjerim të grupmoshës nga 18 deri në 29 vjeç

Read Next

Xhaferi: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Maqedonisë së Veriut