Dinozauri më i vjetër i Afrikës u gjet në Zimbabve

Shkencëtarët kanë zbuluar në Zimbabve mbetjet e dinosaurit më të vjetër të Afrikës, i cili ka jetuar 230 milionë vjet më parë.

“Mbiresaurus raathi”, ishte një metër i gjatë, vraponte me dy këmbë dhe kishte një qafë të gjatë dhe dhëmbë shumë të mprehtë.

Shkencëtarët thanë se ishte një specie sauropodomorfi, një i afërm i sauropodit, i cili ecte me katër këmbë.

Skeleti u zbulua gjatë dy ekspeditave, në 2017 dhe 2019, në Luginën e Zambezit.

“Kur flasim për evolucionin e dinosaurëve të hershëm, fosilet nga epoka e Triasikut janë të rralla”, tha për BBC Darlington Munyikwa, zëvendësdrejtor i Muzeve Kombëtare dhe Monumenteve të Zimbabvesë dhe i cili ishte pjesë e ekspeditave.

Ai tha se fosilet e asaj epoke, e cila përfundoi më shumë se 200 milionë vjet më parë ishin zbuluar në Amerikën e Jugut, Indi dhe tani Zimbabve.

/euronews.al/

Read Previous

Kalendari historik i datës 4 shtator

Read Next

Dyshohet që vidhte para në bankat e Kosovës, arrestohet shtetasi i huaj – i konfiskohen 27 kartela bankare