Digjet një shtëpi, dëmet kapin vlerën e rreth 40 mijë eurove

Foto ilustruese

Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi në fshatin Xërxë të Rahovecit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar menjëherë në Polici, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, ku si rezultat ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe e ka fikur atë në tërësi.

Ndërsa njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe është marrë deklarata e pronarit, sipas të cilit dëmi kap vlerën e rreth 40 mijë eurove.

Në bazë të informacioneve të para, zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse elektrike, por një gjë e tillë pritet të konfirmohet nga ekspertët e zjarrit.

Pas përfundimit të procedurave, të njëjtat burime thonë se me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’./Sinjali/

Read Previous

Rreth 70 mijë punëtorë gjatë 2023-tës e kanë lëshuar Kosovën

Read Next

Shqiptarët shpenzojnë më së shumti në rajon për ushqime, evropianët 3 herë më pak