Deputetët britanikë votojnë projektligjin që ndalon cigaren për të lindurit pas vitit 2009

Deputetët britanikë kanë mbështetur planin për të ndaluar këdo të lindur pas vitit 2009 të blejë cigare, duke siguruar që ai të bëhet ligj.

Projektligji u mbijetoi kundërshtive opozitare nga disa prej figurave kyçe të vendit.

Projektligji për Duhanin kaloi me 383 vota për dhe 67 kundër, raportoi BBC.

Ministrja e Shëndetësisë, Victoria Atkins, ka thënë se ligji do të krijojë “një gjeneratë të lirë nga duhanpirja”.

Megjithatë, deputetë, përfshirë edhe ish-kryeministren Liz Truss, votuan kundër duke argumentuar se ligji do të kufizonte lirinë personale.

Ish-kryeministri Boris Johnson javën e kaluar e quajti ndalimin e cigares si çmenduri.

Janë edhe disa hapa para se projektligji të bëhet ligj, por me shumë gjasë do t’i jepet vula para zgjedhjeve të përgjithshme që priten në gjysmën e dytë të vitit 2024./BBC/

Read Previous

​Dita Botërore e Hemofilisë

Read Next

Kush janë 29 deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës?