140 zyrtarë publik nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta
Shoya Nakajima debutoi me Antalyaspor pasi së fundi nënshkroi për klubin turk dhe në ndeshjen kundër Adana Demirspor, gjithçka ishte gati që ai të luante minutat e para për klubin e tij të ri, por nuk shkoi sipas planit.
Ishte minuta e 59-të dhe Antalyaspor po humbiste 1-0 në shtëpi kur Nakajima hyri në fushë nën shikimin e gëzuar të familjes së tij në tribunë.
Ajo që supozohej të ishte një moment gëzimi u kthye në dramë në vetëm 20 sekonda.
Nakajima ushtroi presion mbi mbrojtjen kundërshtare, të cilët po përpiqeshin të largonin topin nga prapa, derisa hodhi këmbët përpara për të prerë pasimin e mbrojtësit të djathtë, por ai e vlerësoi gabim ndërhyrjen dhe ishte shumë vonë.
Arbitri dha një faull dhe i tregoi një karton të verdhë, për buzëqeshjen ironike të Nakajima.
Ashtu si dukej se loja po rifillonte, VAR-i thirri arbitrin për të rishikuar rastin dhe, pasi e pa atë në monitor, arbitri vendosi se goditja kishte qenë më e keqe nga sa dukej dhe ndryshoi vendimin e tij për t’i dhënë më në fund Nakajima një të kuqe direkt.
Nakajima, për habinë e tij, u desh të largohej nga fusha pas vetëm 20 sekondash, ndërsa nëna e tij në tribunë ishte në lot.
Rezultati përfundimtar ishte një humbje 3-0, dhe ndoshta debutimi më i hidhur i mundshëm për një futbollist. /Albanianpost.com
