Davenport për rastin e Liridonës: Tjetër rast brutal i femicidit, thirrje zgjimi për të gjithë ne

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit në Prishtinë.

Ai në lidhje me ngjarjen tha se ndjehet i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”.

“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport.

Liridona Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa dje u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e saj. /Klankosova.tv/

Read Previous

Silvinjo: Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

Read Next

Dogana e Kosovës kalon 1.5 miliardë euro të hyra