DASH: Shqipëria është lidere në Ballkanin Perëndimor

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka theksuar se Shqipëria është lidere në Ballkanin Perëndimor dhe aleate e NATO-s.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, DASH ka publikuar foto nga takimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe ku theksohet ndër të tjera, edhe takimi i Blinken me kryeministrin Edi Rama.

Sipas DASH, me Begajn dhe Ramën, Blinken diskutoi përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në komunitetin euroatlantik, mbështetjen e SHBA-ve për Ukrainën dhe vlerësimin për Shqipërinë për pritjen e afganëve.

“SHBA dhe Shqipëria po forcojnë marrëdhëniet tona, me Sekretarin Blinken që nënshkroi dy marrëveshje të reja gjatë udhëtimit të tij që rrisin tone kundër bashkëpunimit kundër dezinformimi dhe shkëmbime arsimore përmes programit Fulbright”.

Antony Blinken, e përfundoi pasditen e 15 shkurtit vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Ai e përmbylli me një konferencë për mediat të përbashkët me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Në fjalën e tij Blinken përcolli disa mesazhe për Shqipërinë, rajonin, por edhe stabilitetin botëror, duke marrë parasysh situatën ku ndodhemi.

Me bindje të plotë, sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se Shqipëria është një partner i jashtëzakonshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Për të ky partneritet është madje më i fortë se çka qenë më parë.

Blinken në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit, Edi Rama, u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve është kritike për disa çështje që prekin rrugën e dy popujve.

Më tej në fjalën e tij, Blinken njoftoi se ka folur me Ramën për çështje të sigurisë si Ukraina dhe për Këshillin e Sigurimit.

“Kemi folur edhe për shumë çështje dhe sfida me të cilat përballemi dhe jemi përqendruar në atë që jemi duke bërë për të nxitur përpara sigurinë”.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës, ka qenë vendi i parë që ka dërguar ndihma ushtarake, armë municione. Aktualisht është një nga 10 kontribuueset kryesore për të ardhura për frymë për Ukrainën”.

Nga konferenca – ashtu siç Albanian Post raportoi – zyrtari i lartë amerikan njoftoi se se muajin e ardhshëm do të inaugurohet baza e NATO-s në Kuçovë dhe “një miratim” për atë në port.

Kështu Blinken ravijëzoi se secili ka një angazhim të hekurt që të ndihmojë njëri-tjetrin.

“Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar me detyrimet e saj. Ka mirëpritur me mijëra të evakuuar afganë dhe sot pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre, ata do vijnë në SHBA për të vazhduar kapitullin e ardhshëm”.

Ai tha se pa jo vetëm mirënjohje, por edhe mënyra si janë mirëpritur nga populli shqiptar dhe është e vështirë ta përshkruash sa vlen kjo gjë për miqtë afganë.

“Ne jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë”. /Albanianpost.com

Read Previous

Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin

Read Next

SHBA: Prioriteti mbetet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi