Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen me Greqinë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të gjithë tifozët e Përfaqësueses së Kosovës së tashmë kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët do ta luajnë brenda pak ditësh edhe ndeshjet e katërt të Grupit 2 të Ligës C.

Ekipi i Alain Giresse do të ndeshet të dielën me Greqinë në qytetin Volos me fillim nga ora 20:45.

FFK ka njoftuar tashmë opinionin së kanë dalë në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës për këtë ndeshje.

Postimi pa ndërhyrje i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Greqi – Kosovë, e cila zhvillohet të dielën në Volos, në orën 20:45.

Të gjithë të interesuarit biletat mund t’i blejnë në linkun e mëposhtëm:

https://www.ticketmaster.gr/gnfc/privateSales.html?deepLink=242&hash=_SZaDVr030YhZqo6-I_Tk3cfzk52119122

/Telegrafi/

Read Previous

The Guardian e rendit “Zgjoin” në listën e filmave më të mirë për vitin 2022

Read Next

Kurti: Në fund të vitit planifikojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE