Cristiano Ronaldo, 700 gola me klubet

Manchester United fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Evertonit, duke siguruar një fitore të rëndësishme në javën e 9 të Premier League.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Iwobi, që në minutën e 5, por vetëm 10 minuta më vonë braziliani Antony vendosi sërish baraspeshën.

Për golin e fitores mendoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo. Një rekord ky dhe për sulmuesin, i cili u bë lojtari i parë në histori që arrin 700 gola me klubet./A2news/

Read Previous

Komandant Kajari: Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time

Read Next

Fragment nga ‘Anna Karenina’, Leo Tolstoy