Çmimet në Kosovë vazhdojnë të mbesin të larta – këto janë vlerat aktuale për produktet bazike

Kosova vazhdon të ballafaqohet me çmimet të larta për produktet bazike. Për muajin e kaluar, vlera e inflacionit ka arritur në rreth 13 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, aktualisht një pako vezë kushton 3.88 euro, një litër vaj ushqimor është 2.45 dhe pesë kilogramë sheqer janë 5.86 euro.

Një pako oriz kushton 1.26 euro, kurse makaronat blihen me 0.94 euro dhe mielli prej 5 kilogramësh me 3.83 euro.

Një litër qumësht tregtohet me 1.21 euro, 800 gramë gjizë kushtojnë 2.73 euro dhe djathi me 6.01 euro.

Çmimet aktuale për 16 tetor 2022 | Burimi: ASK

Aktualisht çmimi i naftës është 1.78, derisa benzina 1.41 euro.

Derisa, produkti i vetëm që ka pësuar ndryshim të çmimit nga 11 tetorit është çaji, që kushtonte 7.99 euro, kurse aktualisht është 10.06 euro.Reklama

Për sa i përket ngrohjes, një metër kub dru ahu kushton 50 euro, ndërsa ai i bungut tregtohet me 67.33 euro.

/Telegrafi/

Read Previous

Kuvendi mblidhet në seancë plenare të enjten

Read Next

Policia e Kosovës kërkoi 28 punëtorë, këto janë rezultatet e intervistës me gojë