“Çmenduri” arabe, Al-Hilal gati të shpenzojë 200 milionë euro për Neymar

Mesditën e së martës, në mediat franceze qarkualluan lajme se Neymar dëshironte largimin nga “gjigandët” francezë të PSG dhe mesa duket klubi ka vendosur të plotësojë “dëshirën” e brazilian, por me kushtet e tyre, teksa e ka vendosur këtë të fundit në shitje për 150 milionë euro.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat, për shërbimet e e Neymar interesohen “gjigandët” sauditë të Al-Hilal, të cilët pasi “dështuan” të transferonin Messi e Mbappe tanimë kanë gati më shumë se 200 milionë euro për “fantazistin” e PSG, ku në këtë paketë janë të përfshira gjithashtu dhe pagat e lojtarit për një kontratë 3-vjeçare.

Në krahun tjetër, vetë lojtari është tepër skeptik për transferimin në Arabinë Saudite, teksa kërkon ende të luajë në Evropë mirëpo bordi i PSG nuk dëshiron ta lërë brazilianin të shkojë drejt një ekipi evropian, teksa janë të vetëdijshëm për aftësitë vrastare të Neymar në fushën e lojës. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Biden: Situata në Kinë është një “bombë me sahat”

Read Next

Parashikimi i kërkesës globale për naftë arrin “nivelet rekord”